TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka paralajmëruar se lufta në Lindjen e Mesme nuk duhet të çojë në kolapsin e shtetit iranian, duke shprehur shqetësimin për pasojat që kjo do të ketë në migracionin drejt Evropës.
"Një luftë e pafund nuk është në interesin tonë. E njëjta gjë vlen edhe për një kolaps të shtetit iranian ose konfliktet proxy që ndodhin në tokën iraniane. Skenarë të tillë mund të kenë pasoja të gjera për Evropën, duke përfshirë sigurinë, furnizimin me energji dhe çështjet e migracionit," tha Merz në një deklaratë.
Mediat shkruajnë se kancelari gjerman theksoi se Gjermania ndan qëllimet e SHBA-së dhe Izraelit në lidhje me programin bërthamor dhe raketor iranian, kërcënimet e Teheranit kundër Izraelit dhe mbështetjen e tij për rrjetin terrorist dhe rebelët.
"Populli iranian ka të drejtë të vendosë lirshëm për të ardhmen e tij. Ne nuk duam të shohim një skenar si ai i Sirisë. Ne duam që ky shtet të jetë në gjendje të funksionojë në mënyrë autonome", shtoi ai, duke iu referuar Iranit, ndërsa i bëri thirrje Uashingtonit dhe qeverisë izraelite që të krijojnë kushtet për stabilizimin e Iranit sa më shpejt të jetë e mundur.