BOTA, 13 Tetor 2023, 14:13

Bombardimet në Gaza, paralajmëron OKB: Situata në prag të kolapsit! Kërkesa e Izraelit për evakuimin e banorëve do t’i shtyjë drejt humnerës

Bombardimet në Gaza, paralajmëron OKB: Situata në prag të

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinez në Lindjen e Afërt (UNWRA) paralajmëroi për situatën e rëndë humanitare në Gaza, pas urdhrit të Izraelit që njerëzit në veri të enklavës të evakuohen nga pjesa jugore.

“Thirrja nga forcat izraelite për të lëvizur më shumë se 1 milion civilë që jetojnë në Gazën veriore është e tmerrshme. Kjo vetëm do të çojë në nivele të paprecedentë mjerimi dhe do t’i shtyjë më tej njerëzit në Gaza në humnerë”, tha Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini në një deklaratë.

Më tej shtoi se Gaza po kthehet shpejt në një ‘vrimë ferri dhe është në prag të kolapsit’.