BOTA, 6 Prill 2026, 09:28

Bombardime në Odessa/ Të paktën tre të vrarë, një fëmijë mes viktimave

Bombardime në Odessa/ Të paktën tre të vrarë, një

Të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në një sulm rus në Odessa, në jug të Ukrainës, njoftoi sot Serhiy Lysak, kreu i komandës ushtarake të qytetit.

“Pas sulmit armik të nisur natën, për fat të keq ne vajtojmë tre të vdekur, përfshirë një fëmijë”, shkroi Lysak në një postim në rrjete. Gjithashtu ai shtoi se sulmi rus goditi ndërtesa apartamentesh, ndërsa dhjetë persona u plagosën, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Odessa, një qytet port i madh ukrainas në Detin e Zi, nëpër të cilin kalojnë shumica e eksporteve të Ukrainës, është një objektiv i shpeshtë për Rusinë.