BOTA, 20 Prill 2026, 13:36

Bllokimi i negociatave/ Pakistani i drejtohet Trump-it: Bllokada detare e SHBA pengon bisedimet

Bllokimi i negociatave/ Pakistani i drejtohet Trump-it: Bllokada detare e SHBA

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke theksuar se bllokada detare e vendosur nga SHBA ndaj porteve iraniane është një pengesë për një raund të mundshëm të ri negociatash mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Këtë e ka bërë të ditur një burim i sigurisë pakistaneze për Reuters, sipas raportimit të al-Arabiya. Sipas të njëjtit burim, Trump është përgjigjur se do ta marrë parasysh këtë sugjerim të Munirit.