BOTA, 3 Dhjetor 2025, 16:45

Bisedimet për paqe në Ukrainë, këshilltari i Putinit: SHBA është gati të marrin në konsideratë pikëpamjet tona

Bisedimet për paqe në Ukrainë, këshilltari i Putinit: SHBA

Rusia po negocion për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës ekskluzivisht me Shtetet e Bashkuara, deklaroi këshilltari i presidentit rus, Yuri Ushakov, gjatë një informimi për gazetarët.

Ushakov tha se Moska dhe Uashingtoni kanë rënë dakord të mos zbulojnë detaje nga kontaktet e tyre, të cilat po zhvillohen “pas dyerve të mbyllura”.

Ai shtoi gjithashtu se sukseset e ushtrisë ruse dhe “paaftësia e Volodymyr Zelenskyt, i cili flet për territore që ‘gjoja luftojnë kundër nesh, por janë çliruar prej kohësh’”, mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimit të Europës ndaj konfliktit ukrainas.

Ushakov shprehu shpresën se “më në fund do të mbizotërojë arsyeja” mbi këtë çështje.

Dy palët kanë rënë dakord të mos bëjnë publike detajet e negociatave, sqaroi Ushakov, duke theksuar se bisedimet u zhvilluan pas dyerve të mbyllura.

Rusia i ka shprehur hapur shqetësimet e saj ndaj SHBA-së lidhur me dokumentet që Uashingtoni kishte paraqitur. Sipas Ushakov, diskutimi ka qenë i gjerë dhe shumë i detajuar.

Shtetet e Bashkuara, sipas tij, janë të gatshme të marrin parasysh qëndrimet e Rusisë në zgjidhjen e situatës në Ukrainë, gjë që “është gjithashtu në përputhje me objektivat tona”. “Atmosfera ishte konstruktive,” theksoi ai.

Gjatë takimit në Kremlin, presidenti Vladimir Putin diskutoi çështjen e Ukrainës ekskluzivisht me delegacionin amerikan. Ushakov e përshkroi dialogun si të dobishëm dhe deklaroi se “kontaktet do të vazhdojnë”.

Një nga temat kryesore të bisedimeve ishte anëtarësimi i Ukrainës në NATO, çështje të cilën Putin dhe delegacioni amerikan e trajtuan gjerësisht, sipas Ushakov.

Rusia nuk po negocion me asnjë palë tjetër për çështjen e Ukrainës, shtoi ai, duke theksuar se “vetë ukrainasit kanë refuzuar”.

Ushakov komentoi edhe deklaratën e fundit të Putinit mbi çështjen e kufijve, duke thënë se njohja ndërkombëtare e kufijve të Rusisë është më e rëndësishme se njohjet nga vende individuale. “Të gjitha këto çështje janë objekt i negociatave,” përfundoi ai.