BOTA, 25 Prill 2026, 17:56

Bisedimet në Pakistan për armëpushimin, delegacioni iranian shpreh rezerva për kërkesat amerikane

Bisedimet në Pakistan për armëpushimin, delegacioni iranian

Armëpushimi në Lindjen e Mesme është në një pikë kthese, ndërsa Teherani ka ashpërsuar qëndrimin e tij ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke refuzuar për momentin bisedimet e drejtpërdrejta me amerikanët.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi dhe delegacioni iranian u larguan nga Pakistani pas bisedimeve, raportojnë mediat e huaja. Më herët, burime qeveritare pakistaneze raportuan se gjatë vizitës së tij në Pakistan, Abbas Araghchi u përcolli pozicionet negociuese të Teheranit zyrtarëve pakistanezë dhe shprehu rezerva iraniane në lidhje me kërkesat amerikane.

Kreu i diplomacisë iraniane paralajmëroi se Teherani nuk do të pranonte “kërkesa maksimaliste” nga Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi Esmail Baghai nëpërmjet një reagimi në platformë  X tha se nuk është planifikuar asnjë takim midis Iranit dhe SHBA-së dhe se qëndrimet iraniane do t’i përcillen palës amerikane përmes ndërmjetësve pakistanezë.