BOTA, 10 Tetor 2023, 21:00

Biden zbardh bisedën me Netanyahun: Do t’i ofrojmë ndihmë ushtarake

Biden zbardh bisedën me Netanyahun: Do t’i ofrojmë ndihmë

“Izraeli ka detyrë t’i përgjigjet sulmeve të kryera nga Hamasi”, kështu është shprehur Presidenti i SHBA, Joe Biden në një konferencë të posaçme për luftën mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit.

Pasi përsëriti mbështetjen e SHBA-së për Izraelin, presidenti tha se vendi ka “të drejtën” për t’u hakmarrë ndaj “sulmeve të egra” të kryera nga grupi militant.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se kishte folur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu këtë mbrëmje dhe i kishte garantuar se përgjigja e SHBA do të jetë “vendimtare, e shpejtë dhe dërrmuese”.

“Ne duhet të jemi të qartë: Ne qëndrojmë me Izraelin”, u shpreh Biden.

“Qëllimi i deklaruar i Hamasit është të vrasë hebrenjtë dhe sulmet e tyre ishin një “akt i së keqes “, tha ai, ndërsa shtoi se “Hamasi nuk ofron asgjë përveç terrorit dhe gjakderdhjes.”

“Të mbijetuarit e Holokaustit mes pengjeve”, u shpreh presidenti Biden.

Biden tha gjithashtu se SHBA do ta ndihmojnë ushtarakisht Izraelin.

“Ne do të sigurohemi që Izraelit të mos i mbarojnë këto asete kritike për të mbrojtur qytetet dhe qytetarët e tij,” thotë ai.

“Kongresit do t’i kërkohet të ndërmarrë “veprim urgjent” për të financuar kërkesat e sigurisë kombëtare. Kjo nuk ka të bëjë me parti apo politikë. Ka të bëjë me sigurinë e botës sonë,” shton Biden.

Ai gjithashtu konfirmon se shtetas amerikanë ishin në mesin e atyre që mbahen nga Hamasi.