BOTA, 11 Mars 2026, 21:46

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me Presidentin e Libanit, Joseph Aoun duke shprehur solidaritetin e BE-së me Libani dhe njerëzit e saj.

Këtë e ka bërë të ditur Presidentja e Komisionit  Evropian në "X", duke theksuar se BE i ndan Libanit 100 milionë euro ndihmë humanitare, ndërsa vetëm dje janë dorëzuar më shumë se 40 tonë furnizime, me planifikimin e fluturimeve të radhës humanitare.

Mediat shkruajnë se në mesazhin e saj drejtuar "X", Ursula von der Leyen mirëpret vendimin e qeverisë libaneze për të ndaluar të gjitha aktivitetet ushtarake të Hezbollahut, si dhe thirrjen e saj për t'i dhënë fund të gjitha armiqësive.