BOTA, 5 Dhjetor 2025, 15:27

Bashkëshortja e tij u fotografua pa unazë në duar, zv.presidenti i SHBA u përgjigjet thashethemeve për situatën në martesën e tij

Bashkëshortja e tij u fotografua pa unazë në duar, zv.presidenti

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance dhe bashkëshortja e tij, Usha Vance, reaguan ndaj thashethemeve që qarkullojnë rreth martesës së tyre, pasi ajo u pa pa unazën e martesës në duar.

“Besoj se e shohim paksa qesharake,” deklaroi Vance gjatë një interviste për NBC News, kur u pyet nëse ishte irrituar nga kritikat e fundit që lidhen me faktin se Usha Vance ishte parë pa unazën e martesës. “Ashtu si në çdo aspekt të jetës, merr të mirën me të keqen,” shtoi ai.

Spekulimet nisën pas daljes publike të Usha Vance, e cila u shfaq pa unazë gjatë një vizite në një bazë ushtarake, ku ndodhej së bashku me Zonjën e Parë të SHBA, Melania Trump.

“Nuk mendoj se na ka ndikuar,” tha Vance, duke shtuar se çifti i trajton këto zëra me humor. “Është qesharake dhe po e marrim me sportivitet,” u shpreh ai.

Ai tregoi edhe një histori të fundit, kur Usha kishte harruar sërish unazat. Kur ajo e kuptoi, Vance i tha të mos shqetësohej dhe të mos kthehej mbrapsht për t’i marrë: “Lëri të flasin. Nuk ia vlen të kthehemi pas për to.”

Nga ana e saj, Usha Vance duket se e përballon situatën me qetësi, ndërsa J.D. Vance theksoi se familja e tyre është e përgatitur për sakrificat që sjell jeta publike. “Ka padyshim gjëra që janë të vështira për familjen,” pranoi ai, “por është diçka për të cilën kemi qenë të përgatitur dhe e pranojmë.”

“Martesa jonë është më e fortë se kurrë,” përfundoi ai.