TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjysma e popullsisë në Rripin e Gazës është në rrezik të pashmangshëm urie pasi mungesa e ushqimit po i afrohet niveleve katastrofike për më shumë se një milion njerëz, ka paralajmëruar Banka Botërore.
Gati gjashtë muaj pasi nisi lufta mes Izraelit e Hamasit, Banka ka thënë se veprime urgjente duhet të merren brenda dy muajve të ardhshëm për të parandaluar vdekjet nga uria.
Të dhënat nga Banka vijnë teksa sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i bëri thirrje Izraelit të ofrojë qasje të menjëhershme dhe të pakushtëzuar për ndihmat përmes territorit, raportoi The Guardian.
Banka gjeti se nga popullsia prej 2.3 milionë e Gazës, 1.1 milionë njerëz janë në kategorinë e rrezikut më të lartë – njerëz në katastrofë – që nënkupton rrezikun nga vdekja për shkak të kequshqyerjes.
854,000 janë në kategorinë tjetër – njerëz në urgjencë – ku nevojitet veprim i menjëhershëm për t’u shpëtuar jetë. 12% të të tjerëve janë në kategorinë e tretë – njerëz në kriza. Askush në Gaza nuk u vendos në kategoritë ku hyjnë njerëzit që kanë siguri në ushqim.