BOTA, 9 Dhjetor 2025, 21:32

Bangladeshi blen avionë “Eurofighter Typhoon” nga Italia

Bangladeshi blen avionë “Eurofighter Typhoon” nga Italia

Bangladeshi do të blejë avionë luftarakë “Eurofighter Typhoon” si pjesë e përpjekjeve të vendit të Azisë Jugore për të modernizuar aftësitë e tij të mbrojtjes ajrore.

Forcat Ajrore të Bangladeshit njoftuan sot se kishin nënshkruar një dokument qëllimi me grupin italian të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes “Leonardo” – që mbulonte furnizimin e avionëve luftarakë.

Shefi i Forcave Ajrore dhe marshal, Hasan Mahmood Khan dhe ambasadori i Italisë në Daka, Antonio Alessandro morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në selinë e Forcave Ajrore, në kryeqytet.

Nuk është bërë ende i ditur numri i avionëve të përfshirë apo kushtet financiare të marrëveshjes së mundshme.

Avioni luftarak “Eurofighter Typhoon” është ndërtuar nga një konsorcium katërkombësh që përfshin Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Spanjën dhe Italinë.

Avioni supersonik është ndër avionët luftarakë shumëfunksionalë më të avancuar në botë, me një lartësi maksimale operative prej afërsisht 16,764 metrash.