BOTA, 11 Prill 2026, 17:41

Avionët luftarak kinezë operojnë pranë Tajvanit, presidenti Xi Jinping i prerë: Nuk do e tolerojmë pavarësinë e ishullit

Avionët luftarak kinezë operojnë pranë Tajvanit, presidenti

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka njoftuar se 16 avionë luftarakë kinezë kanë operuar pranë ishullit, pothuajse në të njëjtën kohë kur presidenti i Kinës Xi Jinping zhvillonte një takim në Pekin me lideren e opozitës tajvaneze, Cheng Li-wun.

Sipas raportit zyrtar, avionët kinezë kanë fluturuar pranë Tajvanit gjatë orëve të paradites të së premtes, ndërsa takimi mes Xi dhe Cheng është zhvilluar rreth orës 11:00.

Gjatë takimit, Xi Jinping përsëriti qëndrimin e Pekinit se Kina “nuk do të tolerojë” pavarësinë e Tajvanit, të cilin e konsideron pjesë të territorit të saj. Nga ana tjetër, Cheng e cilësoi vizitën si një përpjekje për uljen e tensioneve dhe avancimin e paqes në ngushticën e Tajvanit.

Autoritetet në Taipei reaguan duke akuzuar Kinën për përdorim të presionit ushtarak paralelisht me mesazhet politike. Sipas zyrtarëve tajvanezë, kjo është një taktikë e njohur e Pekinit për të ndikuar në negociata.

Ndërkohë, zyra e presidentit tajvanez theksoi se e ardhmja e ishullit duhet të vendoset vetëm nga populli i Tajvanit, duke kundërshtuar çdo përpjekje për ta paraqitur atë si pjesë të Kinës.

Situata reflekton tensionet e vazhdueshme mes dy palëve, ku dialogu politik zhvillohet paralelisht me lëvizje ushtarake në rajon.