BOTA, 27 Dhjetor 2025, 09:16

Autoritetet paralajmërojnë për mot të keq në New York, priten reshjet më të dendura të borës që nga viti 2022

Autoritetet paralajmërojnë për mot të keq në New York,

Autoritetet amerikane kanë lëshuar paralajmërim për mot të keq në Nju Jork, ku priten reshjet më të dendura të borës që nga viti 2022, me trashësi që mund të arrijë deri në 25 centimetra. Situata ka shkaktuar tashmë kaos në transport, me mijëra fluturime të anuluara dhe rrezik për përkeqësim të mëtejshëm, duke vështirësuar kthimin në shtëpi të udhëtarëve pas festave.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa qarqe, ndërsa shërbimet emergjente janë vendosur në gatishmëri të plotë.

Stuhia dimërore pritet të godasë Bregun Lindor Verior të Shteteve të Bashkuara, me aeroportet e Çikagos dhe Nju Jorkut ndër më të prekurat. Ndërkohë, në Bregun Perëndimor, reshjet e dendura të shiut vazhdojnë të shkaktojnë shqetësime, me frikë për rrëshqitje dheu dhe mijëra persona të detyruar të evakuohen nga zonat e rrezikuara.