BOTA, 8 Nëntor 2025, 21:37

Atmosferë festive në New York, mbërrin në Rockefeller Center pema e Krishtlindjes, është 75-vjeçare

Atmosferë festive në New York, mbërrin në Rockefeller Center

Atmosfera festive në New York ka nisur tashmë të ndihet. Ka mbërritur edhe pema e famshme e Krishtlindjes në Rockefeller Center. Bëhet fjalë për një bredh norvegjez që vjen nga East Greenbush, në periferi të Albanyt, kryeqyteti i shtetit të New Yorkut. Pema është pothuajse 23 metra e lartë, peshon 11 tonë dhe është 75-vjeçare.

Ceremonia e ndezjes së dritave do të zhvillohet më 3 dhjetor. Bredhi do të zbukurohet me mbi 50 mijë drita shumëngjyrëshe, të lidhura në një kabllo rreth 8 kilometra të gjatë. Në majë do të vendoset një yll tredimensional me tre milionë kristale dhe peshë rreth 400 kilogramë.

Këtë vit, për herë të parë, blerësit e biletave për observatorin “Top of the Rock” do të kenë mundësinë të zgjedhin një opsion që u mundëson pamje të pemës gjatë ngjitjes drejt platformës së vëzhgimit.

Atmosferë festive në New York, mbërrin në Rockefeller CenterAtmosferë festive në New York, mbërrin në Rockefeller Center

Atmosferë festive në New York, mbërrin në Rockefeller CenterAtmosferë festive në New York, mbërrin në Rockefeller Center

Atmosferë festive në New York, mbërrin në Rockefeller Center