BOTA, 15 Prill 2026, 22:23

Armëpushimi SHBA-Iran/ Irani pezullon eksportet e produkteve petrokimike deri në një njoftim të dytë

Armëpushimi SHBA-Iran/ Irani pezullon eksportet e produkteve petrokimike

Mediat iraniane raportojnë se Irani ka pezulluar përkohësisht eksportet e të gjitha produkteve petrokimike, deri në një njoftim të mëtejshëm, me qëllim përmbushjen e nevojave të brendshme.

Vendimi vjen në një kohë kur, sipas raportimeve, disa komplekse të rëndësishme petrokimike në vend janë dëmtuar si pasojë e sulmeve gjatë konfliktit me Izraeli.

Ndër objektet e përmendura janë komplekset në Asaluyeh dhe Mahshahr, në jug të Iranit, përfshirë Fajr Energy Persian Gulf në Mahshahr dhe kompanitë Mobin Energy dhe Damavand Energy në Asaluyeh.

Sipas mediave, prodhimi është ndalur në më shumë se 50 komplekse petrokimike në këto zona, duke ndikuar ndjeshëm në sektorin industrial.

Industria petrokimike iraniane prodhon një gamë të gjerë produktesh, nga plastika deri te plehrat kimike, çka ngre shqetësime për ndikim të gjerë në ekonomi, zinxhirët e furnizimit dhe punësimin brenda vendit.