TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Operacioni ushtarak në Liban nuk ka mbaruar, tha sot Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz, disa orë pasi armëpushimi hyri në fuqi.
“Manovrat tokësore ushtarake në Liban dhe sulmet kundër Hezbollahut kanë bërë të mundur arritjen e shumë objektivave, por operacioni nuk ka mbaruar”, tha Katz, në ditën e parë të një armëpushimi 10-ditor në luftën midis Izraelit dhe grupit të mbështetur nga Irani, që u njoftua një ditë më parë nga Trump.
Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se mijëra libanezë të zhvendosur, të cilët po kthehen në jug ndërsa armëpushimi hyri në fuqi, mund të duhet të largohen përsëri.
“Nëse luftimet vazhdojnë, banorët që kthehen në një zonë të sigurt do të duhet të largohen për të përfunduar misionin”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes.
Armëpushimi hyri në fuqi në mesnatë të enjten, disa orë pasi u njoftua nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Megjithatë, ushtria libaneze raportoi shkelje izraelite në jug të vendit menjëherë pasi armëpushimi hyri në fuqi.