TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një avion privat “Falcon 50” u zhduk nga ekranet e radarëve, pak pasi u ngrit nga Aeroporti Esenboğa i Ankarasë, në Turqi, raportuan mediat turke, teksa në bord ka qenë shefi i shtabit të përgjithshëm të Libisë.
Aeroporti Esenboğa është mbyllur përkohësisht dhe fluturimet po devijohen në Aeroportin e Kayseri-t. “Falcon 50” kishte si destinacion përfundimtar Tripolin dhe besohet se mbante në bord shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë libiane.
Një mesazh u dërgua për një ulje urgjente 70 km larg kryeqytetit turk, në zonën e Haimana. Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se “komunikimi ishte humbur” me avionin që mbante shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë libiane dhe katër persona të tjerë.
Fluturimi ishte në rrugë nga Ankaraja për në Tripoli kur kërkoi një ulje emergjente në lagjen Haymana të Ankarasë, tha Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya, në një postim në platformën X.
Pas kësaj kërkese nuk pati më kontakt me pilotin. U raportua edhe për një rrëzim të mundshëm, ndërsa fati i kryeushtarakut dhe të tjerëve nuk dihet ende.
Avioni ishte ngritur në orën 17:10 sipas orës lokale dhe kontakti me të ishte humbur në orën 17:52. Sipas gazetës turke Milliyet, një avion privat që u ngrit nga Aeroporti Esenboğa i Ankarasë humbi kontaktin me kullën e kontrollit. Sinjali i fundit nga avioni u mor në Polatli.
Një operacion kërkimi është duke u zhvilluar për të gjetur avionin. Sipas informacioneve, një zhurmë e madhe është dëgjuar pranë zonës së Haimana-s dhe ka nisur një hetim për incidentin.
Më poshtë është postimi i ministrit Yerlikaya:
“Kontakti u humb në orën 20:52 me avionin e biznesit Falcon 50, me numër bishti 9H-DFJ, i cili u ngrit nga Aeroporti Esenboğa i Ankarasë në orën 20:10 të mbrëmjes së sotme për të shkuar në Tripoli. Një kërkesë për ulje emergjente u mor nga avioni pranë Haimana-s. Megjithatë, kontakti me avionin u humb më pas. Në bordin e avionit ndodhen pesë pasagjerë, përfshirë Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Libiane, Gjeneralin Muhammed Ali Ahmed AL-Haddad. Publiku do të informohet për zhvillimet e mëtejshme”.