BOTA, 1 Mars 2026, 10:54

Ali Khamenei u vra në zyrën e tij, festime në Iran pë eliminimin e Udhëheqësit Suprem (VIDEO)

Ali Khamenei u vra në zyrën e tij, festime në Iran pë

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u vra në kompleksin e tij në kryeqytetin Teheran, raportuan mediat shtetërore iraniane.

Khamenei u vra “në zyrën e tij në rezidencën e udhëheqësit” ndërsa “po kryente detyrat e tij” në momentin e sulmit herët të shtunën, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Fars News Agency.

Imazhet satelitore nga Airbus treguan tym të zi që ngrihej nga kompleksi i udhëheqësit në Teheran pas sulmit. Imazhet duket se tregojnë se disa ndërtesa brenda kompleksit u dëmtuan rëndë nga goditjet.

Kompleksi ndodhet në qendër të Teheranit, pranë universitetit. Ai është një qendër vendimmarrjeje për udhëheqjen teokratike të Republikës Islamike.

Sipas videove të publikuara nga llogaria Vahid Online, në mbrëmjen e së shtunës, shumë njerëz në Iran brohoritën dhe festuan pas raportimeve se Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i republikës islamike, është vrarë.

Fillimisht kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli për vdekjen e Khameneit, e pastaj presidenti amerikan, Donald Trump tha se Khamenei është vrarë në sulmet e së shtunës.