TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një derdhje e konsiderueshme nafte është zbuluar në Gjirin Persik pranë ishullit Kharg në Iranit, duke ngritur shqetësime për një katastrofë mjedisore në një nga zonat më të rëndësishme të eksportit të naftës në botë. Sipas gazetës amerikane, zona e ndotjes ka kaluar mbi 50 kilometra katrorë, bazuar në imazhe satelitore të analizuara nga kompania Orbital EOS. Vlerësohet se mund të jenë derdhur mbi 3,000 fuçi naftë në det.
Shkaku i incidentit ende nuk është konfirmuar, ndërsa ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta në rajon pas përplasjeve dhe sulmeve të raportuara në muajt e fundit. Ishulli Kharg është terminali kryesor i eksportit të naftës së Iranit dhe në kushte normale rreth 90% e naftës bruto të vendit kalon përmes tij drejt tregjeve ndërkombëtare.
A suspected oil spill covering dozens of square kilometers of sea near Iran's main oil hub of Kharg Island has been seen on satellite imagery this week https://t.co/RZ25g1dqCd pic.twitter.com/GjuyuCFWxu
— Reuters (@Reuters) May 8, 2026
Sipas raportit, njolla e naftës është zhvendosur gradualisht drejt jugut, duke u afruar në drejtim të ujërave të Arabia Saudite, çka rrit rrezikun e një incidenti ndërkufitar mjedisor. Autoritetet iraniane nuk kanë raportuar ende zyrtarisht për ndotjen, ndërsa situata mbetet e paqartë për shkak të mungesës së informacionit të detajuar nga terreni.
Në sfond të tensioneve, ishulli Kharg mbetet një pikë kyçe strategjike, i vendosur rreth 30 kilometra nga bregu iranian dhe disa qindra kilometra larg Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme detare për tregtinë globale të naftës. Në fund të marsit, Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënoi të "shkatërronte" ishullin Kharg nëse Irani nuk do ta hapte Ngushticën e Hormuzit.
Major oil spill at Iran's Kharg Island's terminal in the Persian Gulf. Simultaneously, multiple tankers could be seen loading oil at the terminal.
— Open Source America (@USAopens) May 8, 2026
The cause of the spill is unknown. Kharg is responsible for 90% of Iran's oil exports.
Imagery credits: SoarAtlas. pic.twitter.com/r5PpfU2Fsx