TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia suedeze ka larguar me forcë Greta Thunberg dhe aktivistët e tjerë, që kishin bllokuar hyrjen në ndërtesën e Parlamentit suedez për të dytën ditë me radhë.
Dy policë e tërhoqën zvarrë, duke e vendosur rreth 20 metra larg portës kryesore të Parlamentit. Thunberg dhe dhjetëra ambientalistë bllokuan hyrjen kryesore të Parlamentit suedez të hënën, duke protestuar kundër efekteve të krizës klimatike.
21-vjeçarja është bërë fytyra më e njohur mes të rinjve dhe aktivistëve të shumtë, që protestojnë kundër ndryshimeve klimatike.