TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktivisti opozitar rus, Leonid Volkov, i cili ishte shef i stafit të liderit opozitar rus Alexei Navalny, është sulmuar të martën jashtë shtëpisë së tij në Lituani.
Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh, ka thënë ai është goditur me çekiç.
“Leonid Volkov sapo është sulmuar jashtë shtëpisë së tij. Dikush ia theu xhamin e makinës dhe i hodhi gaz lotsjellës, e më pas sulmuesi filloi ta godiste me çekiç”, ka shkruar ajo.
Ivan Zhdanoc, drejtori i Fondacionit Anti-Korrupsion të Navalnyt, po ashtu shkroi të martën ku tha se ai u “godit në këmbë dhe duar me çekiç”, raportoi CNN.
Volkov shërbeu si drejtor i Fondacionit Anti-Korrupsion deri në vitin 2023.