BOTA, 7 Nëntor 2025, 22:02

Aktivistë pro palestinezë protestojnë brenda studiove të ZDF-së në Gjermani

Aktivistë pro palestinezë protestojnë brenda studiove të

Demonstrues pro palestinezë hynë sot në studion e Berlinit të transmetuesit publik gjerman ZDF, sipas policisë.

“Rreth 10-15 protestues brohoritën slogane në zonat e aksesueshme publike të ndërtesës në bulevardin ‘Unter den Linden’ në qendër të Berlinit”, tha një zëdhënës.

“Pasi oficerët e policisë shoqëruan grupin jashtë, protestuesit u mblodhën në një tubim përballë ndërtesës”, tha ai duke shtuar se incidenti mbeti paqësor.

Përpjekjet e një përfaqësuesi të ekipit editorial për të filluar një dialog u shuan nga brohoritjet.

“Protestuesit gjithashtu refuzuan të ndiqnin një kërkesë nga sigurimi për t’u larguar nga ndërtesa, gjë që bëri që transmetuesi të telefononte policinë”, sipas nje zëdhënëseje.

Policia po heton 12 aktivistë me dyshimin për hyrje pa leje pasi ata i thanë stafit të sigurisë se kishin hyrë në ndërtesë me qëllim që të shkaktonin trazira.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve ”Focus”, aktivistët sollën me vete një altoparlant të lidhur me tullumbace heliumi dhe e lanë të ngrihej brenda atriumit.

“Britma fëmijësh dëgjoheshin nga pajisja”, shtoi ajo.

”Gjatë tubimit jashtë ndërtesës, protestuesit shpërndanë fletushka me slogane duke përfshirë ‘Gaza është edhe faji juaj”, raportoi ”Focus”.

Në pjesën e pasme të fletushkës shkruhej se “Tarifat tona të licencës së transmetimit paguajnë rrogat tuaja, por ato nuk u shërbejnë njerëzve, por interesave të atyre që janë në pushtet. Në vend që t’i mbajnë politikanët gjermanë përgjegjës për bashkëpunimin e tyre në gjenocidin e Izraelit, mediet shtetërore përpiqen të gjenerojnë konsensus për krimet e luftës përmes gënjeshtrave, gjuhës së urrejtjes dhe censurës”.