BOTA, 20 Nëntor 2025, 12:53

Aksident i rëndë në Çeki pas përplasjes së dy trenave, të paktën 40 persona të plagosur

Aksident i rëndë në Çeki pas përplasjes së dy

Dy të dy trena udhëtarë në Çeki u përplasën sot, e enjte më 20 nëntor, duke lënë të paktën pesë persona me lëndime të rënda dhe rreth 40 të tjerë me lëndime më të lehta, sipas zyrtarëve dhe mediave lokale.

Shërbimet e shpëtimit të zjarrfikësve thanë se përplasja ndodhi në një zonë që gjendet rreth 132 km në jug të Pragës. Sipas të njëjtës burim, të gjithë udhëtarët u evakuan nga të dy trenat.

Një zëdhënës i një spitali në zonë deklaroi për agjencinë e lajmeve CTK se pesë persona trajtohen për lëndime të rënda.

Ministri i Transportit, Martin Kupka, deklaroi në një postim në X se shkaqet e përplasjes janë nën hetim, por sipas informacioneve të para, një nga trenat ka mundësi të ketë shkelur një sinjal që e detyronte të ndalonte.