BOTA, 18 Mars 2024, 15:04

I nxehti përvëlues në Brazil, temperatura 42 gradë Celcius, por ndihet si 62 gradë Celsius

I nxehti përvëlues në Brazil, temperatura 42 gradë Celcius,

Rio de Zhaneiro shënoi një rekord të ri nxehtësie me temperaturën 42 gradë Celcius, e cila sipas ekspertëve ndihet si 62.3 gradë Celcius duke marrë parasysh nivelin e lagështirës, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në metropolin brazilian që nga viti 2014, kur nisën matjet nga Alerta Rio.

Regjistrimi u krye në lagjen Guaratiba., në kohën kur vendi po përjeton një valë të re të nxehti përvëlues teksa meteorologët parashikojnë që kjo situatë të vazhdojë paktën deri të mërkurën, ditën kur fillon vjeshta në hemisferën jugore.

Sistemi Alerta Rio, një iniciativë e qytetit që monitoron kushtet e motit, llogarit indeksin e nxehtësisë duke marrë parasysh temperaturën dhe lagështinë e ajrit, e të dhënat e saj dëshmojnë se të dy këta faktorë mbërritën një ditë më parë nivele kritike.

Kombinimi i tyre, sipas ekspertëve, e ka intensifikuar akoma edhe më shumë ndjesinë e nxehësisë në zonë. Në përgjigje të vapës mbytëse, banorët e qytetit kërkuan freksimin në plazhe dhe pishinat e tij.

Dyzet gradë mbërritën temperaturat edhe në Marok, ku qyteti i tij, Marrakech u zgjua pa ujë të pijshëm. Qendra historike dhe zona te tjera janë tharë për shkak të asaj që Radeema, agjencia e shpërndarjes së ujit dhe energjisë elektrike, e përkufizon përmes mediave sociale në një postim të saj si “kaos të shërbimeve”.

Pa asnjë paralajmërim dhe me një valë të skajshme të nxehti, çezmat ndaluan lëshimin e ujit gjatë natës, përgjatë më shumë se 3 mijë kilometrave të rrjetit të tubacioneve urbane.