TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer rreth 50 sulme ajrore në jug të Libani, pavarësisht armëpushimit që është ende në fuqi.
Në një postim në platformën X, ushtria izraelite bëri të ditur se objektiv i këtyre goditjeve kanë qenë pozicionet dhe infrastruktura e Hezbollah në disa zona të jugut të vendit.
Sipas IDF, gjatë së njëjtës periudhë, Hezbollah ka lëshuar një numër raketash drejt forcave izraelite që operojnë në territorin jugor të Libanit, por ato kanë rënë në “zona të hapura”, pa shkaktuar pasoja të raportuara.
Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi se të paktën shtatë persona kanë humbur jetën nga sulmet izraelite në zonën e Nabatieh.
Përshkallëzimi i fundit i situatës vjen në një moment kur armëpushimi mbetet i brishtë, duke rritur shqetësimet për rikthimin e luftimeve në shkallë të gjerë në rajon.