BOTA, 9 Prill 2026, 14:38

40 ditë nga vrasja e Ali Khamenei-t, iranianët përkujtojnë sot Udhëheqësin Suprem të Iranit

40 ditë nga vrasja e Ali Khamenei-t, iranianët përkujtojnë

Sot bëhen 40 ditë nga vrasja e Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Në shenjë respekti iranianët dolën në rrugët e Teheranit duke valëvitur flamuj iranianë dhe duke mbajtur fotografi të udhëheqësit suprem.

Khamenei, i cili sundoi vendin për gati katër dekada, u vra në sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit më 28 shkurt.

Djali i tij, Mojtaba Khamenei, është emëruar si pasardhës i tij, por ende nuk është shfaqur në publik.