BOTA, 9 Janar 2024, 13:01

34-vjeçari Gabriel Attal, emërohet kryeministër i Francës nga Macron

34-vjeçari Gabriel Attal, emërohet kryeministër i Francës

Pas ditësh intensive në prapaskenë, kryeministrja në largim dha dorëheqjen të hënën në mbrëmje, me Attal që u cilësua si favoriti për të pasuar 62-vjeçaren.

Në moshën 34-vjeçare, ai është bërë  kryeministri më i ri në historinë moderne franceze, duke kaluar edhe socialistin Laurent Fabius, i cili ishte 37 vjeç kur u emërua nga François Mitterrand në 1984.

Attal pason Elisabeth Borne, e cila dha dorëheqjen pas 20 muajsh në detyrë. Gabriel Attal, i cili aktualisht është ministër i Arsimit, do të kryesojë qeverinë franceze në zgjedhjet e rëndësishme të Parlamentit Europian në qershor.