TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të paktën tre persona, dy burra dhe një grua, u plagosën me hanxhar në Stacionin Grand Central në New York City, raportoi “New York Post”.
Sipas të dhënave paraprake, sulmi ka ndodhur pak pas orës 09:30 të mëngjesit me orën lokale, në platformën e metrosë në drejtim verior të linjave 4, 5 dhe 6. Autoritetet thonë se viktimat janë goditur me një hanxhar nga sulmuesi.
Policia iu përgjigj menjëherë një thirrjeje emergjente dhe hapi zjarr ndaj autorit të dyshuar, i cili, sipas burimeve policore të cituara nga mediat, ka humbur jetën në vendngjarje.
Të tre të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme, ndërsa dy efektivë policie janë shtruar gjithashtu për kontrolle mjekësore.
Departamenti i Policisë së Nju Jorkut njoftoi përmes një alarmi në rrjetin social X se udhëtarët duhet të shmangin zonën e Grand Central për shkak të hetimeve në zhvillim.
Si pasojë e incidentit, trenat në të dy drejtimet janë devijuar nga stacioni Grand Central-42nd Street.
Guvernatorja e New York-ut, Kathy Hochul, e ka cilësuar ngjarjen si një “akt të pakuptimtë dhune”.