TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Alaskën ditën e sotme, duke ngritur edhe alarmin për ndonjë tsunami të mundshëm.
Forca e lëkundjeve ka qenë me magnitudë 6 ballë i Shkallës Rihter, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).
Nuk ka raportime të menjëhershme për viktima ose dëme.
Dridhja u regjistrua në orën 17:11 dhe u ndje veçanërisht në Anchorage dhe zonat përreth, aty ku dhe u mbajt Samiti Trump-Putin 15 gushtin e kaluar.
Epiqendra ishte e vendosur në një thellësi prej 80 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.
Autoritetet kompetente njoftuan se deri tani nuk ka rrezik për një tsunami, ndërsa nuk janë raportuar të lënduar ose dëme në shtëpi dhe infrastrukturë.
Shërbimet lokale të mbrojtjes civile vazhdojnë të monitorojnë situatën.
M6.0 earthquake struck Southern Alaska near Willow, Matanuska‑Susitna Borough, at 08:11 am local time, widely felt in Anchorage and surrounding communities; no tsunami warning in effect. #sismo #deprem pic.twitter.com/onbeAGQYvp
— GeoTechWar (@geotechwar) November 27, 2025