BLOG, 3 Maj 2023, 10:20

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit/ Arkivat përkujtojnë gazetarin Çika, vrarë nga komunistët

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit/ Arkivat përkujtojnë

Më 3 maj 1993, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Në mënyrë të përvitshme, kjo datë shërben si përkujtesë e shtypit mbarëbotëror për gazetarët e rënë në krye të detyrës, në përpjekje për një raportim objektiv.

Në kuadrin e mbrojtjes që garanton neni 19 i Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut, gjithkush ka të drejtën e lirisë së shprehjes, si edhe të "njoftimit të informacionit".

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli sot në vëmendje përkujtimin e figurës së botuesit dhe gazetarit Nebil Çika, i cili për shkrimet e tij u bë shënjestër e forcave komuniste.

Çika u vra në masakrën e kryer në hotel "Bristol", në nëntor 1944. Asokohe, gazetari shqiptar shkruante për shtypin vendas dhe njëkohësisht shërbente si korrespondent i mediave perëndimore, sikurse “Reuters” dhe “New York Times”.

Në foton e mëposhtme, Çika paraqitet me një grup gazetarësh të "Fox News".