TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri, na Maqedoninë e Veriut ka nisur numërimi.
Aktualisht udhëheq kandidatja e VMRO/DPME, Gordana Siljanovska Davkova me 36.51% të votave, e ndjekur nga presidenti aktual Stevo Pendarovski me 17.93%. Më tej vijnë kandidatët shqiptarë, Bujar Osmani me 17.03% dhe Arben Taravari me 12.45%.
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), të drejtë vote kishin 1.814.317 votues.
Në garën për kreun e shtetit kanë garuar shtatë kandidatë, në mesin e të cilëve edhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i cili ishte propozuar nga koalicioni për “Ardhmëri Evropiane”, që udhëhiqet nga Lidhja Social Demokrate (LSDM).
Opozita maqedonase, që udhëhiqet nga VMRO DPMNE-ja, në zgjedhje mori pjesë me Gordana Siljanovska-Davkovën, e cila garoi edhe në zgjedhjet e vitit 2019.
Fronti Evropian, nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) garoi me Bujar Osmanin, ministrin aktual të Punëve të Jashtme.
Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, mori pjesë në zgjedhje me Arben Taravarin, kryetarin aktual të komunës së Gostivarit.
Pjesë e garës zgjedhore ishin edhe Maksim Dimitrievski, kryetari i komunës së Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i qarkut të Karposhit në Shkup, dhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”.
