BALLKAN, 27 Dhjetor 2025, 09:59

Zgjedhjet në Kosovë/ Votimi për Diasporën nis në 29 përfaqësi diplomatike, mbi 19 mijë të regjistruar me të drejtë vote

Zgjedhjet në Kosovë/ Votimi për Diasporën nis në 29

Sot, në 29 përfaqësi diplomatike në 18 shtete të ndryshme të botës ka nisur procesi i votimit për mërgatën të cilët janë regjistruar për votim fizik për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Procesi i votimit ka nisur me kohë, në orën 07:00 në Ambasadën e Kosovës në Berlin, atë në Bruksel e Paris, kanë njoftuar këto institucione diplomatike të vendit. Njëkohësisht janë konfirmuar edhe votuesit e parë.

Çdo votues duhet të jetë i regjistruar për votim në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, dhe të posedojë një nga dokumentet identifikuese të Republikës së Kosovës. Në këtë proces kanë të drejtë vote mbi 19, 187 votues.