TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 15:00, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje ka arritur në 25.21%.
Në një konferencë për media, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë pengesë. Ai theksoi se KQZ-ja është në komunikim të vazhdueshëm me trupat zgjedhorë në të gjitha komunat.
“Sipas të dhënave preliminare të marra nga rreth 94% e vendvotimeve, deri në orën 15:00 kanë votuar 510,525 qytetarë me të drejtë vote, që përbën 25.21% të gjithsej 2,025,105 votuesve të regjistruar,” tha Radoniqi.
Ai gjithashtu bëri një krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kur në të njëjtën kohë kishin votuar 26.95% e votuesve nga një trup elektoral prej 1,885,448 personash.