TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasada italiane në Kosovë njoftoi se në vend kanë mbërritur 24 karabinierë nga Italia. Sipas deklaratës, misioni i tyre do të jetë garantimi i sigurisë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
“Jemi të lumtur të mirëpresim 24 karabinierë italianë ???????? në Kosovë, të cilët, së bashku me partnerët evropianë, do të ndihmojnë në forcimin e sigurisë para zgjedhjeve lokale.
Si pjesë e EUROGENDFOR, ata po formojnë Njësinë Rezervë të Policisë së EULEX-it (RFPU), duke punuar për të mbështetur stabilitetin dhe për të ndërtuar besim brenda komuniteteve.
Italia mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin”, thuhet në njoftimin e ambasadës italiane në Facebook.