BALLKAN, 27 Dhjetor 2025, 17:56

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, mbi 7 mijë qytetarë kanë votuar në përfaqësitë diplomatike

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, mbi 7 mijë qytetarë

Mbi 7 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00, në zgjedhjet e parakohshme që po zhvillohen këtë të shtunë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Ndërsa deri në orën 09:00, patën votuar mbi 1 mijë qytetarë, të paktën sipas shifrave të bëra me dije nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve.

Votimi ka filluar në orën 07:00 të mëngjesit, sipas orës lokale në vendet ku janë të vendosura ambasadat dhe konsullatat e Kosovës. Deri më tani procesi ka rezultuar pa probleme.

Votimi po zhvillohet në gjithsej 29 ambasada dhe konsullata të Kosovës, të shtrira në 18 shtete të ndryshme të botës.