BALLKAN, 30 Mars 2026, 10:46

Zbulimi makabër në Greqi, nënë e bijë gjenden të vdekura në një dhomë të “vulosur”, arrestohet djali i familjes! Ja çfarë dyshohet

Zbulimi makabër në Greqi, nënë e bijë gjenden të

Një nënë 91-vjeçare dhe vajza e saj 56-vjeçare u gjetën të vdekura në një dhomë të “vulosur” në një apartament në Zografou tw Greqisë.

Dy gratë ishin në faza të avancuara të dekompozimit, ndërsa djali 54-vjeçar i familjes, i cili ndodhej gjithashtu në apartament, është arrestuar dhe po merret në pyetje në lidhje me rastin.

Zbulimi makabër u bë pasi të afërmit e dy grave paraqitën ankesa në Departamentin e Policisë së Zografou të enjten e kaluar, 26 mars.

Sipas ankesave, gratë kishin munguar prej muajsh dhe kishte frikë se djali i familjes mund t’i kishte dëmtuar ato.

Të shtunën oficerët e policisë shkuan në apartamentin e treguar nga të afërmit e dy grave, por askush nuk e hapi derën.

Megjithatë, të dielën pasdite djali 54-vjeçar i familjes hapi derën dhe fillimisht nuk i lejoi policinë të hynte në apartament, por më pas u tha atyre se dy gratë jetonin në një shtëpi në një rrugë tjetër.

Kur policia shkoi në vendin e treguar nga djali, ata zbuluan se ajo që burri u kishte thënë ishte e rreme dhe u kthyen në apartamentin origjinal.

Pas kontrollit të apartamentit, të gjitha dhomat ishin në gjendje normale, përveç një dhome, dera e së cilës ishte e vulosur me stuko.

Pasi prokurori u informua dhe dha lejen përkatëse, policia hyri në dhomën e vulosur ku zbuloi trupat e dy grave në dekompozim të avancuar. Pas këtij zbulimi, djali i familjes u soll dhe u mor në pyetje.

Zbulimi makabër në Greqi, nënë e bijë gjenden të