BALLKAN, 22 Prill 2024, 17:10

Vuçiç akuzon nga Këshilli i Sigurimit: Kurti, pjesë e persekutimit të serbëve në Kosovë! Në vend që të sanksionohet, shpërblehet

Vuçiç akuzon nga Këshilli i Sigurimit: Kurti, pjesë e

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç po përballen në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Presidenca ka njoftuar se shefja e shtetit të Kosovës “pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën”. Gjithashtu pritet të flasë edhe “për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”.

 “Do të mbrojmë Serbinë pavarësisht poshtërimeve. Autoritetet e Prishtinës përfaqësojnë diskriminim të shkallës së lartë përderisa nuk janë shqiptarë. Akuzat serbe janë të pavërteta. Kurti është pjesë e persekutimit të serbëve në Kosovë, në vend që të sanksionohet, shpërblehet”, tha Vuçiç.