TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy anëtarë të klanit mafioz kriminal Škaljar kanë mbetur të vrarë në Cetinj të Malit të Zi, si pasojë e një shpërthimi, ndërsa raportohet se tre persona të tjerë janë plagosur.
Siç raporton “Vijesti”, janë vrarë Petar Kalugjeroviç dhe Dragan Roganoviç, anëtarë të klanit kriminal Škaljar.
Shpërthimi ndodhi pas orës 09:00 të 20 qershorit në hyrje të Qendrës së Sportit.
Një numër i madh i zyrtarëve policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe hetimet janë duke u zhvilluar për këtë ngjarje.
Për shkak të fuqisë së shpërthimit, xhamat në ndërtesën e Qendrës së Sportit janë thyer dhe një pemë është rrëzuar, raportoi RTV Cetinje.
Sipas mediave vendase edhe policia e kishte paralajmëruar se diçka e tillë mund të ndodhte në Cetinje, pasi një numër i madh i anëtarëve të klaneve kriminale janë liruar në gjashtë muajt e fundit.