TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Parlamentit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Sasha Magazinoviç, i cili është edhe kryesues i delegacionit të BiH në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës pasi ka votuar pro Kosovës ka marr kërcënime përmes rrjeteve sociale.
Këtë e ka bërë të ditur vetë deputeti Magazinoviq ditë më parë përmes një postimi në X.
“Po ndaj me ju disa nga përmbajtjet që më janë dërguar këto ditë… Ata duan vdekjen, sëmundjen, kanë ide mizore se çfarë duhet të ndodhë me atë që urrejnë. Në këtë rast të veçantë – unë. Njerëzit me të cilët ndajmë hapësirën tonë të jetesës, ecim pranë, pimë kafe, janë plot urrejtje dhe shkatërrim…”, shkruan ai, gjersa ka bashkëngjitur disa nga kërcënimet që ka marrë.
Ai më tej thotë se fakti që ata përmes komenteve kanë kërcënuar nuk është garanci se gjërat do të përfundojnë me kaq.
Ndërkaq, mediat në Bosnjë kanë njoftuar se ndër personat që kanë shkruar në rrjetet sociale e që kanë kërcënuar deputetin Magazinoviç është edhe vajza e presidentit të Republika “Srpskas”, Millorad Dodik.
Ajo e ka quajtur tradhtar deputetin boshnjak, gjersa ka kërkuar që t’i ndalohet hyrja në Serbi.
DANAS MRZE RIJEČIMA, SUTRA UBIJU ILI APLAUDIRAJU UBICI
Dijelim sa vama dio sadržaja koji mi je upućen ovih dana. Lakoća mržnje je zapravo najstrašnija u ovome što vidite. Mrze jedni, drugi, treći. Žele smrt, bolest, imaju surove ideje o tome šta se treba dogoditi onome koga… pic.twitter.com/AlauA8Q4Ht
— Sasa Magazinovic (@SasaMagazinovic) April 21, 2024