TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, me 77 vota “pro” dhe 22 “kundër” zgjodhi Qeverinë e re, kryetar i së cilës është Hristijan Mickoski.
Koalicioni qeveritar përbëhet nga VMRO-DPMNE, partitë nga koalicioni VLEN dhe ZNAM.
Deputetët e LSDM-së dhe të Majtës votuan kundër Qeverisë, ndërsa Fronti Evropian e la seancën pak para përfundimit të saj.
Në fjalimin e tij para votimit të qeverisë, Mickoski deklaroi se akuzat e qeverisë i largojnë fokusin nga problemet reale të qeverisë.
Ai shtoi se do t’i ketë parasysh vërejtjet në funksionimin e mëtejshëm, më shumë se çfarë nuk duhet të bëj.
“Duhet punë projekte konkrete. Këtë e premtoj sërish para jush. Shteti do të jetë në duart e qytetarëve dhe institucionet do të punojnë për ta”, tha Mickoski.