BALLKAN, 10 Tetor 2025, 10:00

VIDEO/ U arrestua nën dyshimin për spiunazh, del audiopërgjimi që tregon lidhjet e Shehollit me Listën Serbe: Radoiçiç është miku im i madh

VIDEO/ U arrestua nën dyshimin për spiunazh, del audiopërgjimi

Radio Televizioni i Kosovës ka publikuar një audiopërgjim ku është i përfshirë Fatmir Sheholli, analisti që u arrestua një ditë më parë nën dyshimet për spiunazh me Serbinë.

Në audio, ai bisedon me dy persona, të cilëve iu tregon për lidhjet e tij me Listën Serbe dhe me Milan Radoiçiç, i shpallur në kërkim nga Kosova.

“Unë jam me ta para së gjithash mik i madh, përndryshe edhe punojmë aktivisht. Pozita ime është shumë…për opinionin e çuditshme. Unë kam përkrahje të madhe në Serbi.

Kam përkrahje jashtëzakonisht të madhe nga Lista Serbe, në gjithçka..Prandaj them që është mjaft e çuditshme në opinion, por nga ana tjetër…do të thotë që unë duhet të…miku im i madh është Milan Radoiçiç.

Miku im i madh, edhe mik i tyre. Kjo që po ndodh, këtë që po flasim merre me rezervë”, thotë Sheholli gjatë bisedës.

Një ditë më parë, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se pas hetimeve disa mujore, kishin arrestuar Shehollin nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”. Gjithashtu, dje, policia e Kosovës kreu kontrolle në banesën e tij.

Një pjesë e bisedës:

“Edhe ajo që atë e dinë, e dinë që në atë pjesë ka mjaft vehabista, e kështu me radhë

Bashkëbiseduesi: Po, në vendin tonë po

Sheholli: Po në atë kuptim edhe për disa financat e tyre, e kështu me radhë. Më tej nuk do të doja të shkojë të bisedoj me atë institucion sepse pashë që ekziton një mur i vogël. Dua të jem korrekt

Bashkëbiseduesi 2: E qartë

Sheholli: Kjo le të mbetet mes nesh, sepse këtë nuk mund të zgjidhim me ta, këtë duhet ta zgjidhë ose ministri ose direkt presidenti i shtetit. Unë jam me ta para së gjithash mik i mardh, përndryshe edhe punojmë aktivisht…Pozita ime është shumë….për opinionin e çuditshme.

Bashkëbiseduesi 2: Kontroverse. E di, e kuptova

Sheholli: Sepse

Bashkëbiseduesi 2: Mendova që kjo fillimisht ishte një sulm publik(mediatik), disa gjëra kështu…pastaj e kuptova

Sheholli: Për opinionin është ashtu

Bashkëbiseduesi 2: Po

Sheholli: Unë kam përkrahje të madhe në Serbi

Bashkëbiseduesi: Në Serbi?

Sheholli: Kam përkrahje jashtëzakonisht të madhe nga Lista Serbe në gjithçka…

Bashkëbiseduesi: Aha

Sheholli: Ashtu duhet të jetë…e kuptoni…

Bashkëbiseduesi: Po, po, po

Sheholli: Prandaj them që është mjaft e çuditshme në opinion por nga ana tjetër, unë po hapem këtu me ju që ta dini me kënd

Bashkëbiseduesi: Bravo ju qoftë, bravo

Sheholli: Do të thotë duhet të… miku im i madh është Milan Radoiçiqi. Miku im i madh, edhe mik i tyre është. Kjo që po ndodh, që po flasin për të, merre me rezervë, mos fol për të ashtu siç ke folur deri më tani!