TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se ia ka shprehur Papës shpresën e popullit të Kosovës që Vatikani të njohë shtetin e tyre.
Ajo u shpreh optimiste se më në fund do të merret vendimi për njohjen e Kosovës.
“Sapo përfundova një takim shumë përmbajtësor me Papa Leonin XIV. Më pas patëm takime edhe me kardinalin Parolin, Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, si dhe me kryediplomatin Gallagher. Kjo ishte një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit”, ka deklaruar Osmani në Facebook.
“Në takimin me Shenjtërinë e Tij, Papa Leonin XIV, paraqita shpresën dhe besimin e popullit të Kosovës se Vatikani do të marrë vendimin e shumëpritur për ta njohur Republikën e Kosovës.”
“…që të njohë vuajtjen e gjatë të popullit të Kosovës për të jetuar i lirë, i pavarur dhe në demokraci.”.