TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr ka rënë pak momente më parë në një zonë pyjore në Evia, në zonën e Panagitsa në Greqi.
Për pasojë është lënduar një person, i cili është transportuar me urgjencë në spital.
Mediat greke shkruajnë se për zjarrin janë mobilizuar 32 zjarrfikës, 1 grup alpinistësh, 12 automjete dhe një helikopter. Sipas informacioneve të shërbimeve zjarrfikëse zjarri është shkaktuar nga një ekskavator. Kujtojmë se prej ditësh Europa dhe vende të Ballkanit janë përfshirë nga temperatura të larta.