TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot në Strasburg, qytetarë shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës janë mblidhur para Këshillit të Evropës, për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Protesta ka nisë nga ora 13:00, me pjesëmarrës që kanë dalë në shesh me pankarta dhe mesazhe që shprehin mbështetjen për ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe kërkesën për drejtësi.
Protesta pasqyron pakënaqësinë e komunitetit shqiptar ndaj mënyrës se si po zhvillohet gjykimi në Hagë dhe synon të dërgojë një mesazh të fuqishëm për drejtësi dhe barazi para ligjit për ish-krerët e UÇK-së.