TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Njëra nga foshnjet e familjes shqiptare Morina, e cila ishte lënduar rëndë në aksidentin e ndodhur më 7 janar në Gjermani, ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë familja Morina nga Ratkoci i Rahovecit.
Aksidenti ka ndodhur më 7 janar në qytetin Waldshut-Tiengen të Gjermanisë, vetëm disa minuta para se familja pesëanëtarëshe të mbërrinte në shtëpinë e saj. Familja Morina po kthehej në Gjermani pas pushimeve të kaluara në vendlindje.
Si pasojë e aksidentit, janë lënduar të pesë anëtarët e familjes: prindërit dhe tre fëmijët, një fëmijë trevjeçar dhe binjakët rreth gjashtë muajsh. Një prej foshnjave nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra.
Sipas informacioneve nga spitali, prindërit dhe dy fëmijët e tjerë ndodhen në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.