BALLKAN, 16 Dhjetor 2025, 16:11

Tragjike në Greqi/ Një person digjet brenda makinës, njëkohësisht dhe shtëpia e tij në flakë

Tragjike në Greqi/ Një person digjet brenda makinës,

Një ngjarje e rëndë ndodhi të martën në Fokida, kur një burrë rreth 70 vjeç u gjet i vdekur brenda makinës së tij Greqi.

Automjeti u përfshi nga flakët dhe viktima mbeti i bllokuar brenda, duke humbur jetën në mënyrë tragjike.

Në të njëjtën kohë, një zjarr shpërtheu edhe në shtëpinë e familjes së tij në Ana Mariolata. Zjarrfikësit nga Polidrosi dhe Amfikleja arritën ta vendosnin zjarrin nën kontroll, por dëmi material ishte i madh.

Ngjarja e pazakontë po hetohet nga policia dhe zjarrfikësit.