BALLKAN, 7 Dhjetor 2025, 12:56

Tragjedi me 18 të vdekur nga fundosja e anijes në Kretë

Tragjedi me 18 të vdekur nga fundosja e anijes në Kretë

Autoritetet po përpiqen të transportojnë trupat e 18 emigrantëve që humbën jetën pas mbytjes së një anijeje në jug të Kretës. Dy të mbijetuar, 16 dhe 20 vjeç, me kombësi egjiptiane, po trajtohen në spitalin e Ierapetrës në gjendje të qëndrueshme.

Sipas medias greke, për shkak të mungesës së hapësirës në morgun e spitalit, trupat u transportuan me kamion frigorifer në Heraklion, ku filloi procesi i autopsisë.

Ngjarja ndodhi pas qëndrimit të pasagjerëve në det gjatë një natë përpara motit të keq Byron, e cila mund të ketë kontribuar në tragjedinë. Anija u vu re 36 milje detare në jugperëndim të Ierapetrës nga një anije turke, që njoftoi menjëherë Rojën Bregdetare Greke.

Roja Bregdetare dërgoi dy anije patrullimi, një helikopter SUPER PUMA dhe një avion Frontex për shpëtimin. Dy të mbijetuarit u transportuan me ambulancë në spital, ndërsa 17 trupat u transferuan në Spitalin Universitar të Heraklionit për autopsi.

Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e mbytjes dhe identitetin e viktimave.