TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryenegociatori i Serbisë në bisedimet me Kosovën, Petar Petkoviç, nëpërmjet një reagimi në platformën X shprehet se “Prishtina po e vret” dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
Të martën u zhvillua takimi radhës në Bruksel, mes tij dhe kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, duke nisur kështu një rund të ri bisedimesh, të ndërmjetësuara nga përfaqësuesi i BE-së, Mirosllav Lajçak, por që përfundoi pa marrëveshje.
Palët diskutuan, gjithashtu për Marrëveshjen Bazë drejt normalizimit të marrëdhënieve, për Aneksin e zbatimit të saj, për të zhdukurit në luftë dhe për një marrëveshje për energjinë. Petkoviç shtoi se Bislimi i “refuzoi” dhe “kritikoi” të gjitha këto.