TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy shkolla në komunën e Fushë Kosovës dhe një në Komunën e Lipjanit, kanë raportuar për raste të vetëlëndimit të nxënësve.
Tre nxënës të shkollës 17 shkurti në Gllogovc të Lipjanit kanë marrë pjesë në këtë lojë, të tre janë nën moshën 14-vjeçare. Sipas informacioneve të njëjtët kanë parë një video që qarkullon në Tik Tok dhe me mprehese të lapsave i kanë shkaktuar lëndime vetes.
Me të marrë informacionin, drejtoria e kësaj shkolle ka kontaktuar me Policinë e Kosovës të cilët kanë inicuar rast.
Po ashtu, është njoftuar edhe Drejtoria për Arsim në komunën e Lipjanit.
Drejtori Rasim Hasani, thotë se rastet janë trajtuar derisa u kërkohet të gjithë drejtorëve të shkollave të kësaj komune të kenë kujdes.
“Janë ofruar të gjitha sherbimet e nevojshme nga ana e QPS-Lipjan në bashkëpunim të ngushtë me prindërit të fëmijëve, si dhe janë njoftuar me kohë të gjitha Institucionet gjegjëse”, kanë thënë nga QPS-Lipjan.
Rastet në Lipjan nuk janë të vetmet, 17 vetëlëndime të nxënësve janë regjistruar edhe në Fushë Kosovë, në shkollën Mihail Grameno dhe shkollën Daut Bogujevci.
Sipas informacioneve deri më tani, “loja” bëhet për të nxjerrë dhimbjen nga vetja, me gërvishtje të pjesës së krahut. Nxënësit po influencohen nga një video që qarkullon në Tik Tok dhe po sfidojnë njëri tjetrin.
Policia e Kosovës thotë se është duke i trajtuar të gjitha informacionet me institucionet përkatëse.