BALLKAN, 20 Qershor 2024, 18:53

Serbia miraton ekstradimin e disidentit anti-Lukashenko drejt Bjellorusisë

Serbia miraton ekstradimin e disidentit anti-Lukashenko drejt Bjellorusisë

Një gjykatë në Serbi ka vendosur se një aktivist që ka organizuar protesta të atletëve vendas kundër liderit autoritar Alexander Lukashenko, mund të ekstradohet drejt Bjellorusisë. Grupet e të drejtave dhe politikave bjellorusë, thanë se kjo do të sjellë një gjyq të rremë abuziv dhe dënim të rëndë për Andrei Gnyot, i cili u ndalua nga Interpol me kërkesë të Minskut, për akuza pa lidhje me politiken.

“Duke më ekstraduar gjykata serbe po më dërgon te një vdekje e dhimbshme, dhe jeta e të afërmve e miqve të mi do të kthehet në dhimbje,” -tha Gnyot, në një intervistë telefonike nga Beogradi, ku është lënë në arrest shtëpie pas disa muajsh në burg.

Qe prej shtypjes së protestave masive kundër regjimit në 2020, administrata e Lukashenko ka vijuar të shtypë disidentët dhe të përfshirët e tjerë në protesta, gazetarë e aktivistë, që sipas raportimeve në burgje janë bërë objekt torture e abuzimi. 41-vjeçari Gnyot, punon me teknologjinë e reklamimit por ka organizuar grupin e sportistëve që dërguan letrën publike me nënshkrime kundër Lukashenko, me thirrje për të bojkotuar përfaqësimin e vendit.

“Kam shpjeguar që akuzat ndaj meje janë të rreme për aktivizimin e Interpol, sepse ata nuk më denoncojnë dot për akuza politike”, -i tha Gnyot gjyqtarit. Aktualisht në Beograd ai lejohet të dalë nga apartamenti vetëm një orë ‘për ajrosje’ dhe duhet të mbajë një gjurmues elektronik në kavilje, shkruan The Guardian.